Revista “Story” shpalli personazhet e vitit, sondazhi që theu rekordin e audiencës!
Revista “Story” zhvilloi pak ditë më parë sondazhin në ëeb, për të përzgjedhur personazhet VIP të vitit 2020, një votim që theu rekordin e pjesëmarrjes dhe shikueshmërisë së lexuesve.
Publiku votoi emrat e nominuar në disa kategori, duke zgjedhur ata më të preferuarit mes tyre.
Kështu në kategorinë “Personazhi i vitit 2020”, figura që spikati në kontribute bamirësie, apo angazhim publik, profesional e social) u shpall fitues Elvis Naçi mes të nomianuarve të tjerë; Vjosa Osmani, Neritan Liçaj, Robert Budina, Pëllumb Pipero e Erion Skëndo.
Blogeri i vitit 2020 u shpall Olti Curri, në garën me Lori Hoxhën, Armina Mevlanin, Estela Ujkën, Jona Spahiun e Arjon Muçën.
Producenti i vitit u shpall me vota më shumë Ardit Gjebrea, mes të nominuarve; Alban Male, Turjan Hyska, vëllezërit Pandi dhe Bledar Laco e Drilon Hoxha.
Moderatorja e vitit 2020 u shpall Luana Vjollca mes pretendentëve; Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Ori Nebijaj, Fiori Dardha, Eni Shehu,Megi Pojani,
Romeo&Donald Veshaj.
Autori e krijuesi i vitit në muzikë 2020 u shpall Flori Mumajesi, mes të nominuarve; Endrit Mumajesi (Muma), Kledi Bahiti, Elgit Doda, Gent Myftaraj, Cricket&Numen dhe Irkenc Hykës.
Këngëtari i vitit 2020 u shpall Mozzik, mes pretendentëve; Capital T Alban Skënderaj, Dua Lipa, Tayna, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Anxhela Peristeri, Arkimed Lushaj (Stresi), Kidda.
Aktori i vitit 2020 u shpall Alex Seitaj, mes të nominuarve; Timo Flloko, Nik Xhelilaj, Mariana Kondi, Olta Daku, Agron Llakaj e Josif Sina.
Fotografi i vitit 2020 u shpall Endrit Mërtiri, mes të nominuarve; Fadil Berisha, Ergys Zhabjaku, Renuar Locaj, Juxhin Kurti, Beati e Avni Selmani.
Stilisti i vitit 2020 u kategorizua sipas votave, Valdrin Sahiti mes emrave si; Ardi Asllani, Joni Peçi, Enada At’ Nikolla, Niko Komani, Lia Stabulla.
Modelja e vitit 2020 u shpall Adrola Dushi mes Xhesika Berberit, Angela Martinit, Aurela Hoxhës, Kejvina Kthellës, Trejsi Sejdinit e Berat Berhamaj.
Sportisti i vitit 2020 u votua Florian Marku, duke lënë pas Berat Gjimshitin, Erblira Bicin, Myrto Uzunin, Briken Calja, Elseid Hysaj Luiza Gega e
Alban Hoxha.
Kërcimtarët e vitit 2020 u shpallën Trupa e baletit “Portokalli” në garën mes Enada&Gerd Vaso, Klaudia Pepa, Isida Mollaymeri, Adela Lami, Ambeta Toromani, Kledi Kadiu e Tan Brama.
Çifti VIP i vitit 2020 u votuan; Ledri Vula&Sara Hoxha mes pretendentëve; Adriana Matoshi&Ketih Groeneveld Jonida Maliqi&Romeo Veshaj, Eros Grezda&Oriola Marashi, Arbana Osmani&Eduard Grishaj, Klea Huta&Elgit Doda.
Mashkulli tërheqës i vitit 2020 shpallet Fation Kuqari i “Për’puthen”, në garën me Robert Berisha, Liridon Krasniqi, Oni Pustina Lorik Cana, Don Xhoni, Blerim Destani, Fatmir Hysenbelliu e Saimir Kasemi i “Love Story”.
Femra tërheqëse e vitit 2020 u shpall Bora Zemani mes Elvana Gjatës, Xhemi Shehut, Lei Krajës, Dafina Zeqirit, Beatrix Ramosajt, Liberta Spahiut, Morena Tarakut Anxhelinës.
Bashkëngjitur keni grafikun e vizitorëve të shumtë në këtë “poll data”, të zhvilluar gjatë ndërrimit të viteve në ëeb-in e revista “Story”.