Revista italiane shkruan për jetën e re të Klaudia Pepës dhe i kujton me detaje divorcin nga Albi Nako

Klaudia Pepa ka zënë një vend në revistën ‘Comsopolitan’, prestigjozen italiane që i ka dedikuar një artikull të gjatë balerinës shqiptare.

Ka qenë vetë Klaudia që e zbuloi këtë lajm, pasi një prej miqve të saj i tregoi për artikullin. Media në fjalë ka shkruar për karrierën e Klaudias që prej fillesave të saj në Shqipëri e deri te fitorja në ‘Amici 2015’, e më pas karriera në Itali, ku balerina shqiptare tashmë është zhvendosur dhe ka nisur një jetë të re.

Sigurisht, nuk u la jashtë vëmendjes dhe jeta personale e saj, martesa me Albi Nakon në televizon, e më pas divorci i tyre. Balerina falenderoi stafin e medias së njohur për kohën që i kanë dedikuar dhe shkrimin e këndshëm, pa u marrë shumë me faktin që vazhdojnë i përmendin ish-burrin koreograf Albi Nakon, edhe pas 4 vitesh të divorcuar.

Kujtojmë që pas divorcit nga Albi Nako, balerina Klaudia Pepa vazhdon jetën e saj në Itali nga Roma në Milano. Por, përveç fotove ku pozon e rrethuar nga luksi, Klaudia nuk mungon me ekzibicionizmin e saj, duke postuar foto topless.

Një gjë të tillë e bëri për ditëlindje, ku nuk munguan komentuesit meshkuj, disa prej të cilëve i kanë propozuar takime për njohje intime, apo të tjerë që i kanë kërkuar t’i heqë të gjitha veshjet, pasi që pas ndarjes nga koreografi nuk i ka mbetur gjë tjetër pa bërë.

Por mes komenteve pro dhe kundër nëse duhet t’i postojë ose jo fotot provokuese tani që s’është më grua e martuar, një komentues shkruante poshtë fotos topless, duke hedhur dritë mbi arsyen e divorcit të saj nga ish-burri.

“Albi tregoi që është një djalë me botë artisti, dhe s’të uli edhe kur u ndatë. Por mendoj që shkaku i divorcit tuaj është kjo që ti po bën tani”, shkruante personi në fjalë.

Që pas ndarjes, Klaudia ka rënë pre e komenteve negative në rrjetet sociale, nisur nga fakti se ajo ndryshoi komplet stil, pasi nga një vajzë serioze dhe e përmbajtur, u shndërrua në vajzën e nxehtë të “Instagram”-it.

Ajo dhe Albi Nako u njohën në paskuintat e televizionit, u celebruan në ekran gjatë programit “E Diela Shqiptare” në korrik të 2013.

Koreografi i njohur në atë kohë i trupës së baletit në TV “Klan”, pas një viti thashetheme, theu heshtjen në emisionin “Rudina” ku rrëfeu divorcin nga balerina Klaudia Pepa, e cila tashmë është vendosur të vazhdojë karrierën e saj në Itali.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në ekran u transmetua surpriza që balerina i bëri në emision, ku ndër të tjera e quajti “maestro” dhe “Vëllai i madh”.

Mesazhi i saj e preku vetë Albin, i cili kur pa ish-gruan të qeshur në monitor, nuk i përmbajti lotët. Por, nga ana tjetër, ishin ndjekësit që shpërthyen kundër saj në “Instagram”, të prekur nga fjalët e ndjera të Albit, i cili u shpreh se pavarësisht arsyes së divorcit, do ta mbajë Klaudian në zemër gjithë jetën.

Pas ndarjes ata dëshmuan se ruajnë marrëdhënie të mira, duke qenë se Albi i komenton herë pas here në fotot e saj, ku nga mënyra si shkëmbejnë komente duket se e kanë marrë me sportivitet ndarjen.

/Panoramaplus.al