Reperi me origjinë shqiptare tregon si refuzoi rolin në “Euphoria”: Donin të isha shpërndarës droge që shkonte me të miturat
Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani është shumë popullore në SHBA por edhe në vendin tonë. I njohur gjithashtu si ‘Bam Bam Baklava’, ai lindi në New York nga një baba shqiptar dhe një nënë hebre.
Duket se Bronson i bën të gjitha, reper, kuzhinier, aktor… Por, ai ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një rol që i është propozuar nga “Euphoria”.
Pas publikimit të albumit të tij më të fundit, ‘Cocodrillo Turbo’, Bronson foli me ‘Complex’ për perspektivat e tij të aktrimit, një prej të cilave përfshinte dramën hit të adoleshentëve në HBO. Bronson tha se shkoi në audicion dhe madje iu ofrua një rol, megjithatë, ai përfundimisht e refuzoi atë.
“Ata donin që unë të luaja një shpërndarës droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme,”-tha Bronson. “Action Bronson nuk e bën këtë, vëlla.”– u shpreh ai duke zbuluar arsyen se përse e refuzoi rolin.
Roli në fjalë më së shumti përputhet me përshkrimin e Fezco-s, i cili interpretohet nga Angus Cloud. Për më tepër, Bronson zbuloi se kishte marrë pjesë në audicion për ‘Uncut Gems’, por pranoi se nuk ndihej i sigurt për audicionin e tij. “Ata donin që unë të isha djaloshi pranë personit kryesor, rusit,” tha Bronson.
Bronson është shfaqur në filma si ‘The King Of Staten Island’ dhe ‘The Irishman’, por, ende nuk ka luajtur një rol kryesor në asnjë projekt filmik. Megjithatë, ai është mësuar me kamerat përmes shfaqjes së tij të gatimit ‘F*ck, That’s Delicious’.
Hera e fundit që Branson ishte në Kosovë ishte në 2018 kur mori pjesë në “Sunny Hill Festival”.
View this post on Instagram
Bronson ka treguar se babai i tij është me origjinë nga Kosova, më saktë nga Gjilani, por familja e babit jeton në Shkup, Maqedoni. “Unë nuk flas shqip. Nuk e kam folur apo dëgjuar për një kohë shumë të gjatë.”– ka thënë ai në intervista.
Sa i përket “Euphoria”, seriali flet për një 17-vjeçare, Rue (luajtur nga Zendaya), e cila e kaloi verën e saj në rehabilitim për një mbidozë gati fatale të drogës. Sidoqoftë, secili episod ka të bëjë me një karakter të ndryshëm. Euphoria futet shumë më thellë në çëshje të caktuara dhe kjo mund të jetë arsyeja pse të gjithë janë të fiksuar me të. Temat kryesore të këtij seriali janë seksi, droga dhe dashuria e të rinjve.
Trajtimi i përdorimit të drogës, është ndryshe nga çdo serial tjetër. Ky nuk është seriali i parë që flet apo përmend drogën, por mund të jetë ndër të parët, që tregon se çfarë iu bën ajo njerëzve dhe jetës së tyre.