
Reperi Majk kontroll të imtësishëm nga policia
Majk është ndaluar nga policia e Kosovës. Gazeta Express ka publikuar fotot, ku shihet se Majk ka dalë nga automjet i i tij luksoz ndërkohë që efektivët bëjnë një kontroll të imtësishëm brenda tij.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Porsche”, kur është ndaluar nga policia rrugore dhe i është kërkuar të dalë jashtë automjetit.
Kjo nuk është hera e parë që reperi është vënë në shënjestrën e policisë megjithatë as këtë herë nuk e dimë se çfarë po kërkonin efektivët në automjetin e tij./Lapsi.al