Reperi i famshëm grek i dedikon këngë Alket Rizait, shqiptarit që bëri bujë pasi u arratis dy herë nga burgu
Ditën e djeshme mediat greke kanë shkruar për këngën e re e reperit Tus, pasi ai publikoi këngën dedikuar kriminelit më të famshëm shqiptar në shtetin grek Alket Rizai.
Kjo këngë e Tus i ka irritur grekët të cilët e kanë quajtur atë tradhtar ndaj vendit të tij. Rizai është i akuzuar me burg të përjetshëm për vrasje dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgu i Koridalos në Greqi. Ndërkohë në klipin e publikuar shfaqet një djalë i veshur me bluzën kuq e zi me shqiponjë dhe ngjarja e zhvilluar duket si një improvizim i arratisjes së Alket Rizait nga burgu, shkruan IconStyle. Pavarësisht kritikave të ashpra reperi i famshëm duket se nuk e ka vrarë mendjen, dhe e vetmja përgjigje në rrjete sociale ishte publikimi i të gjitha lajmeve të mediave shqiptare për këngën e tij të re.