“Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat”- 28-vjeçarja “thumbon” Andi Shehun në takimin e parë në “Përputhen”! Ja çfarë ndodhi

Takimi mes Andi Shehut dhe Shqipe Hysenajt ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë.

Megjithatë, takimi i shumëpritur u transmetua ditën e djeshme dhe në të nuk munguan flirtimet dhe “kunjat”.

Pjesën e tretë të takimit, dyshja kishte zgjedhur ta realizonte në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta “thumbonte” Andin duke përdorur topat e lojës.

Pjesë nga biseda:

Andi Shehu: Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh tek qafa ose në faqe.

Shqipe Hysenaj: Tek faqja.

Andi Shehu: Hajde tek qafa, mbaji pak erë parfumit.

Shqipe Hysenaj: Jo, jo. Si të duket djali i ri, Berati?

Andi Shehu: S’dua të jap mendime.

Shqipe Hysenaj: Pse?

Andi Shehu: Më thuaj ti atëherë ç’mendim ke për të.

Shqipe Hysenaj: Më kishte vëzhguar me vëmendje dhe është simpatik, mos fol kot.

Andi Shehu: Ka bërë llustra, po të lyente lart e poshtë. Këtë mendon gjatë natës ti?

Shqipe Hysenaj: Jo.

Andi Shehu: Ja fole keq, e sheh që të iku topi?

Shqipe Hysenaj: Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!