“Rejan” shfaqet pa makeup dhe të gjithë e ngatërruan me Elvana Gjatën

Aktorja Ebru Sahin tashmë është bërë shumë e njohur në Shqipëri falë rolit të “Rejanit”.

Ky rol e bëri të njohur aktoren 26-vjeçare në shumë të vende të botës ku po transmetohet seriali “Hercai”.

Ebru është padyshim një nga aktoret më bukuroshe turke, por mesa duket ajo paska një ngjashmëri të madhe me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata.

Këtë e kanë vënë re vetë fansat shqiptar të aktores pasi kjo e fundit ka publikuar një foto pa makeup.

Në foto Ebru Sahin shfaqet natyrale, me flokët e saj kaçurela dhe shumë e thjeshtë. Komentet që e krahasojnë bukurinë e saj me të Elvana Gjatës kanë qenë të shumta dhe me të vërtetë dy vajzat kanë një ngjashmëri.