Refuzohet nga i dashuri, vajza nga Tirana helmon veten dhe ndërron jetë në taksi

Tre ditë më parë një vajzë, e cila ka helmuar veten për shkak të refuzimit të të dashurit ka ndërruar jetë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Alma Gj. e ka vendosur të kryejë aktin vetëflijues pas përballjes me refuzimin e të dashurit. Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë. Duke mos e përballuar dot refuzimin, Alma Gj. ka vendosur të helmojë veten. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qelqit për të shkuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë. E reja ka ndërruar jetë brenda në taksi./Lapsi.al