Real Madrid eleminohet, Hazard qesh e bën humor pas humbjes: shpërthen tërbimi i tifozëve

Jo vetëm një performancë pa ngjyrë, nën ton e pa zemër, por edhe një befasi e shëmtuar në fund. Eden Hazard ka zemëruar keq, tifozët e Real Madrid.

Mbështetësit Blancos, jo vetëm që duhej të kapërcenin humbjen e rëndë ndaj Chelsea, që i detyroi ti japin lamtumirën finales me City e Guardiolas, por kanë parë edhe një nga lojtarët më të shtrenjtë në vitet e fundit (120 milion euro), të qeshte dhe të bënte shaka me ish-shokët e ekipit në fundin e lojes.

Raporti idilik, që në fakt nuk lindi kurrë, me Blancos është duke marrë fund.

Hazard ka kaluar një sezon nën ton në Madrid, kondicionuar nga dëmtimet e një vështirësi e dukshme adaptimi me ritmin e kampionatit.

Problemet për belgun nisën që kur erdhi mbi peshë në Madrid dy vjet më parë, gjë që e komplikoi shumë të fitonte statusin e protagonistit.