“Reagoni për përdhunimet dhe vrasjet që ndodhin në vendin tonë”, Amarda Toska ka diçka për t’ju thënë kolegëve dhe ndjekësve të saj

Ditën e sotme shumë personazhe shqiptarë ju bashkuan ‘protestave’ në Instagram për vrasjen e 46-vjeçarit George Floyd nga policia amerikane. “Jetët e zeza kanë rëndësi”, është fjalia që e sheh kudo gjatë këtyre orëve në rrjete sociale.

Por ky reagim masiv nga VIP-at shqiptarë ka marrë edhe kritika të shumta, duke qenë se askush nuk e ngriti zërin për vajzën 15-vjeçare shqiptare, e cila u përdhunua nga roja i shkollës. Edhe Amarda Toska, ka vendosur të reagojë lidhur me këtë. Në një postim në ‘Instastory’, ajo tregon se është shumë mirë që ka reagime ndaj racizmit, edhe pse më shumë i duket si një modë, pasi Shqipëria ka shumë ngjarje të rënda për të cilat nuk ështē protestuar kurrë. Përveç Amardës ka patur edhe personazhe të tjerë që kanë qenë të këtij mendimi.