Reagon Florjan Marku pas humbjes së parë në karrierën e tij
Boksieri kampion Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë të dielën përballë Chris Kongo në “O2 Arena” të Londrës.
Marku ka bërë reagimin e tij në lidhje me këtë rezultat në rrjete sociale duke shkruar se nuk i pëlqejnë justifikimet dhe se do kthehet më i fortë se kurrë.
“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s’më pëlqejnë. Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani. Do rikthehem më i fortë se kurrë”, shkruan 31-vjeçari lushnjar në kanalet e komunikimit.
living.al