
Reagimi epik i fëmijëve të gruas që ka qenë ish-i i Papës pushton rrjetin!
Papa i ri, ish-i i mamit të këtyre fëmijëve! Imagjino sikur ti të ndahesh nga një partner, të vazhdosh jetën dhe krejt papritur, të marrësh vesh që është shpallur Papa i ri, a.k.a një nga njerëzit me më shumë ndikim.
Fiks kjo i ndodhi një gruaje, e cila ishte në një telefonatë me video me fëmijët e saj, ku situata u bë goxha kaotike dhe të gjithë në të njëjtën kohë morën vesh se Papa i ri është një burrë me të cilin mami i tyre kishte dalë kur kishte qenë 19 vjeç.
“Reagimi i familjes sime kur morën vesh se ish-i i mamit tim është Papa i radhës”, u shpreh Loiusa Melcher në një video që shumë shpejt u bë virale.
Sqarim: Në video specifikohet se Papa ishte një “ish-situationship”, që jo domosdoshmërisht është një marrëdhënie e dyanëshme. Situationship është një marrëdhënie romantike ose intime që nuk ka një status të qartë apo të përcaktuar zyrtarisht. Nuk është një lidhje e plotë (si një çift), por nuk është as thjesht miqësi. Zakonisht përfshin disa elementë të një lidhjeje, si afeksioni, koha e kaluar së bashku dhe ndoshta edhe intimiteti fizik, por pa angazhim të plotë ose pa e quajtur “lidhje”.
Nuk dihet nëse historia është e vërtetë, megjithatë është ikonike! “O Zot, s’ka mundësi!”; “Kjo është ngjarja ime e preferuar në epokën moderne digjitale dhe historike”; “Është kaq komike”; “Jooo, s’ka mundësi” ishin disa nga komentet.
Uroj thjesht që ish-i im të mos bëhet kurrë më i suksesshëm se unë!
Anabelmagazine