Ray J bën deklaratën bombë për kasetën seksuale të Kim: Gënjeshtra më e madhe në industri

Ray J po pretendon se Kim Kardashian dhe Kris Jenner bashkëpunuan me të për të publikuar kasetën famëkeqe të çiftit në vitin 2007.

“Unë kurrë nuk kam zbuluar asgjë. Unë kurrë nuk kam zbuluar një kasetë seksi në jetën time. Nuk ka ndodhur kurrë një zbulim,” tha ish-i i Kardashian në një intervistë të re me Daily Mail.

“Ka qenë gjithmonë një marrëveshje dhe një partneritet midis Kris Jenner, Kim dhe meje, dhe ne kemi qenë gjithmonë partnerë që nga fillimi i kësaj gjëje,” -shtoi ai.

Ray J pretendoi se ai e inkurajoi Kardashian ta publikonte kasetën pasi pa se si karriera e mikes së saj të ngushtë Paris Hilton u ngrit në qiell kur u publikua kaseta e saj seksuale me Rick Salomon.

Ray J, i cili ishte në lidhje me Kim nga viti 2003 deri në vitin 2006, pretendoi se Kardashian e detyroi mamanë e saj t’ia jepte kasetën Vivid Entertainment dhe ai dhe Kardashian nënshkruan një kontratë për tri kaseta – por vetëm një u bë publike.

“Kam qëndruar në hije për më shumë se 14 vjet, duke i lejuar Kardashians të përdorin emrin tim, të abuzojnë me emrin tim, të bëjnë miliarda dollarë gjatë një dekade e gjysmë duke folur për një temë për të cilën nuk kam folur kurrë. Sapo ia hodha idenë asaj, vetëm duke luajtur pak, atëherë ajo foli me mamanë e saj dhe nuk ishte më në dorën time pastaj,” pohoi ai.

Ray J, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., pohoi se ai asnjëherë nuk pati asnjë kasetë në zotërim gjatë gjithë marrëdhënies së tyre. Ai i quajti thashethemet se ishte ai që e zbuloi kasetën, si “gënjeshtra më e madhe në industri”.

“Unë kurrë nuk kam pasur një kasetë të vetme në shtëpinë time – ajo i kishte të gjitha në shtëpinë e saj,” pohoi ai për median. “Ajo i ka pasur gjithmonë të gjitha kasetat në një kuti këpucësh Nike nën shtratin e saj.”

Kaseta u bë sërish kryetituj në media kohët e fundit, pasi Kardashian pretendoi se ish-i i saj kishte një kasetë të dytë seksuale dhe po e kërcënonte se do ta publikonte, ndërsa ajo po xhironte “The Kardashians”.

Ray J tha se e gjithë situata e ka bërë atë të kishte mendime vetëvrasëse, sepse sipas tij është “zemërthyese dhe mosrespektuese të shikosh një familje të tërë të krijojë një perandori nga një gënjeshtër që e kanë sajuar”.

“Për pjesën e mbetur të jetës sime, unë do të jetoj në të vërtetën time dhe jo në gënjeshtrën që është krijuar nga Kris Jenner dhe Kim,” tha ai. “Nuk do t’i lejoj më ta bëjnë këtë gjë me mua.”

Përshtatur nga Page Six