Rastësia e dhimbshme, aktorja e njohur turke humb bashkëshortin edhe në jetën reale, e varros në të njëjtat varreza
Aktorja e njohur turke, Ozgu Namal po përjeton një dhimbje të madhe pasi bashkëshorti i saj, Ahmet Serdar Oral është ndarë nga jeta.
Ai vdiq në moshën 53-vjeçare nga një atak në zemër.
Oral u dërgua në spital por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti të shpëtonte.
Vdekja e Ahmet Serdar Oral duket si një rastësi e dhimbshme për aktore, e cila kishte të njëjtin fat në karakterin e “Elif” në filmin “Lugina e Ujqërve”.
Në film, Elif humbi të dashurin e saj të dashurin e saj Ali Candan, i cili u varros në Varrezat e Kanlica po ashtu si Ahmet Serdar Oral.
Në serial, roli i Ali Candan u luajt nga Raci Sasmaz. Çifti, janë prindër të dy fëmijëve Nefes dhe Elem Su.
/Panoramaplus.al