Rashel Kolaneci dhe Lei Kraja, rivaliteti i egër dhe partnerët e përfolur

Me 17 shtator ngre siparin në televizionin “Klan”, spektakli i kërcimit “Dance with Me”, si gjithmonë në moderimin e Alketa Vejsiut. Çdo të hënë, 12 personazhe të njohur të ekranit shqiptar, janë kombinuar në çifte, ku do të përballen në sfidën e kërcimit.Deri tani janë zbuluar se cilët janë konkurentët e spektaklit nga fusha të ndryshme. Ata janë Seldi Qalliu dhe Rashel Kolaneci, Leila Kraja dhe Robert Berisha, Alma Çupi dhe Romeo Veshaj, Monika Lubonja dhe Donald Veshaj, Kiara Tito dhe Sazan Guri, Eni Jani dhe Genci Fuga. Ndërkohë duket se regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja e show-t Alketa Vejsiu kanë përzgjedhur dy nga vajzat më të seksi të momentit, për t’i futur në një rivalitet të egër mes tyre. Rashelin dhe Lein. Në krah po ashtu u kanë vendosur dy djemë më të përfolur të momentit, muzikantin Robert Berisha për martesën me Nora Istrefin dhe sherrin me kunatën këngëtare, Tuna Sejdiun. Dhe të dytin këngëtarin Seldi Qalliu, i cili pak ditë më parë u komentua për prishjen e fejesës pa mbushur ende një vit me këngëtaren, Mimoza Shkodra.

Si Rasheli ashtu dhe Lei vijnë nga “Digitalb”, e para si një nga imazhet e reklamave për Kampionatit Botëror të Futbollit, dhe e dyta si një nga prezantueset e emisioneve sportive në këtë kanal. Kujtojmë që Rashel, u bë e njohur si velina e Ermal Mamaqit në programin e tij, emision nga i cili u largua paparitur. Pas largimit, ajo u rikthye sërish si e ftuar, ku në përballje më pasuesen e saj Kejvina Kthella ra pre e komenteve krahasuese se kush ishte më seksi nga të dyja. Ndërkohë e shkuara e Lei Krajës, lidhet jo me televizionin por me garat e bukurisë, pasi u përfol se do të përfaqësonte vendin në “Miss America”. Pak e dinë që avajza e lindur dhe rritur në Kaliforni, ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Ajo nuk është rasti i vajzave që është futur rastësisht në modeling, pasi kur ishte 18 vjeçe, realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë. E diplomuar për Biznes ndërkombëtar edhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë nga modelingu, duke e konsideruar punë të dytë. E duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani televizionin ku punon, krah kolegëve dhe futbollistëve me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta. Po cilat janë sekretet e vajzave me trupa seksi? Rasheli e ka rrëfyer që merret me boks, ndërsa Lei ka zbuluar se konsumon dy vakte, por ha shumë gjëra ndërmjet tyre. Sa i takon sport, ajo thotë se parktikon vrapin. Le të shohim se sa të talentuara do të jenë në kërcim dhe sa në sinkron do të ndjehen me partnerët e tyre skenikë./Panorama Plus