“Qerosi” që shihni në foto, është trilioneri i parë në botë dhe pak ditë më parë ishte në Shqipëri
Nëse përdorni rregullisht rrjetet sociale, me siguri ju ka dalë përpara ndonjë prej videove të shumta “virale” me Andrew Tate.
Gjatë ditëve të fundit ai shfaqet kudo, në TikTok, Instagram apo platforma të tjera. Por pse, dhe kush është Andrew Tate?
35-vjeçari Tate është një kikbokser profesionist dhe sipërmarrës, i cili drejton kurse për pasurinë online si dhe “Universitetin” që e quan “Hustlers”, ku me 50 dollarë në muaj ai u premton kursantëve se do t’i bëjë milionerë.
Duke folur për pasurinë personale, në një intervistë ai ka thënë: Kam qenë i pafuqishëm për një kohë të gjatë. Milionin tim të parë e kam bërë kur isha 27-vjeç dhe më pas i kisha 100 milionë në kohën kur isha 31-vjeç, dhe më pas u bëra trilioneri i parë.
Por realisht në planet nuk ka asnjë trilioner. Sipas Forbes, Elon Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë me 250 miliard dollarë. Megjithatë një revistë sportive raporton se pasuria e Tate mund të jetë rreth 30 milionë dollarë.
Tate ka patur një karrierë të suksesshme si kikbokser dhe ka qenë pjesë e Big Brother UK në vitin 2016, por u largua pasi në rrjet u publikua një video ku ai dallohej teksa qëllonte një femër me rripin e pantallonave.