Qëllohet me 40 plumba Vali Corleone!
Kjo e enjte nuk ka nisur aspak mirë për Vali Corleonen, i cili e quan veten Princ dhe jeton mes një luksi të shfrenuar në Kosovë. 39-vjeçari është plágosur me ármë zjárri mëgjesin e ditës së sotme dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 40 gëzhoja plùmbash si provë materiale.
E dyshuar për plágosjen e Vali Corleone është një grua, e cila edhe është arréstuar nga Polícia e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Polícisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Polícor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me ármë zjárri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut víktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrézikut për jetë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur ármën.
Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.
Një ármë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrásje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa Polícia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.”