Që të dukeni më bukur në foto ‘vidhni’ truqet e të famshmeve
Çdo aktore, modele dhe të gjithë personat që janë në sy të publikut kanë trikat e veta që i përdorin për t’u dukur sa më mirë në fotografi.
Dhe kjo nuk është që ata e kthejnë pjesën më të mirë të tyre në drejtim të kamerës dhe që i bën të duket mirë.
Por ata përdorin edhe pjesët më pak të dukshme, që neve nuk mund të na shkojnë në mendje, për të kontribuar në një imazh më perfekt.
Disa nga trikat e tyre po ju paraqesim më poshtë:
Blakey Lively ngre gjuhën e saj në mënyrë që të shmangë mjekrën e dyfishtë
Nicole Kidman e forcon qafën e saj në mënyrë që fytyra e saj të duket më e mirë
Monica Bellucci ngre kokën
Taylor Swift kafshon dhëmbët e saj për të ngritur mollëzat e saj
Julia Roberts i hap sytë
Jennifer Lawrence ngre ballin e saj dhe nuk fokuson sytë
Mila Kunis rrudh sytë për ta bërë atë të duket më sensuale
Charlize Theron lëshon frymën nga goja
Meghan Markle përkulet me kokë, në mënyrë që të duket më e afërt me audiencën e saj
Sandra Bullock ngre shpatullat e saj për të treguar trupin në një formë më të mirë
Kirsten Dunst buzëqesh me gjysmën e gojës së saj