Puthjet pasionante! Aktori flet për fotot e paparacëve: ‘U ndjeva i turpëruar’
Kur Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp ishin në një lidhje, arritën ta mbanin raportin e tyre mjaft privat. Sidoqoftë, dyshja nuk mund të fshihej përgjithmonë nga kamerat. Në shtator të vitit 2019, Timothée 24 dhe Lily-Rose, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, u panë duke shkëmbyer puthje pasionante në kuvertën e një varke në Itali. Fotot u bënë shpejt virale – diçka për të cilën aktori “Call Me by Your Name” nuk ishte aspak i lumtur.
“Shkova në shtrat atë natë duke menduar se ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime. Isha te ajo varka gjithë ditën me dikë që vërtet e doja. Ishte fantastike. Dhe pastaj të zgjohesh dhe sheh të gjithë ato foto dhe të duket vetja i turpëruar. Njerëzit thanë se ishte një marifet marketingu.” – tha ai së fundmi për GQ, duke theksuar se romanca e tyre nuk ishte e pavërtetë.
Us Weekly konfirmoi se aktorët, të cilët luajtën në “The King” së bashku, po dilnin në tetor të vitit 2018. Ylli i “The Little Women” konfirmoi se ishte beqar në prill të vitit 2020, në një intervistë për Vogue. Pak muaj pas ndarjes me Lily-Rose Depp, ai u pa me Eiza González duke u puthur pranë një pishine.
Burimet: Us Weekly, GQ