Pushime në Parisin romantik, a është ky i dashuri i ri i Kylie Jenner?

Pandemia nuk e ndalon Kylie Jenner të udhëtojë dhe ditët e fundit, ajo ka fluturuar për në Paris.

Në fotot që ka postuar në rrjetet sociale, shfaqet pranë modelit Fai Khadra. Pozat shumë të afërta në qytetin romantik kanë bërë të aludohet se mund të jenë të lidhur.

Kjo e fundit është hedhur poshtë nga TMZ dhe burimet e tyre, të cilat deklarojnë se janë vetëm miq shumë të mirë. Është lehtësisht i vërtetueshëm ky fakt pasi Khadra ka vite që shoqërohet me familjen Kardashian-Jenner.

Ai është fotografuar krahë Kendall në tetor dhe është përfolur si i dashuri i Kourtney në 2018 pasi ajo u nda nga Younes Bendijma.

Thënë kjo, kur je single si Kylie dhe të duhet të bësh një foto romantike në Paris, mund ta bësh dhe me shokun e ngushtë model. /News31.al