
Publikohet dokumentari mbi jetën e këngëtares së njohur, zbulohet e vërteta e tmerrshme nga fëmijëria
Këngëtarja Whitney Houston u nda nga jeta në 2012 kur ishte vetëm 48 vjeç dhe u gjet e mbytur në vaskë. 6 vite pas vdekjes është publikuar dokumentari mbi jetën e saj në festivalin e Kanës. Ky dokumentar ka zbuluar një të dhënë të tmerrshme për jetën e këngëtares më të njohur të të gjitha kohërave. Sipas vëllait të saj dhe asistentes ajo është abuzuar seksualisht në moshë të vogël nga kushërira e saj këngëtarja, Dee Dee Warwick.
Mendohet se abuzimi ka ndodhur rreth moshës 7-9 vjeç, ka zbuluar më tej ‘The Guardian’. Kujtojmë që vdekja e saj bëri bujë të madhe në atë kohë, po ashtu edhe ajo e së bijës e cila u gjet në vaskë si e ëma dhe vdiq në moshën 22-vjeçare, pasi ndenji për disa javë në koma. /revistawho.com
