Publikohet autopsia e vdekjes së Diego Armando Maradona!

Bota e futbollit u trondit mbrëmjen e kaluar nga lajmi i ndërrimit jetë të futbollistit legjendar, Diega Armando Maradona.

I ndjeri u operua javë më parë nga një atak kardik, i cili shkaktoi komplikacione në zonën e trurit. Dhe vetëm dy javë më parë, Maradona la spitalin për të shkuar në shtëpi.

Mirëpo, autopsia e publikuar ditën e sotme nga autoritetet ka treguar se futbollisti argjentinas ka ndërruar jetë në gjumë nga një atak kardiak.

Për vdekjen e Maradonës, qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë 3 ditë zie kombëtare ndërkohë që në të gjithë globin janë mbajtur homazhe në nder të sportistit legjendar.