Pse ish i dashuri vazhdon te shikoje story-t e tua ne Instagram?

U ndatë, po mundoheni te vazhdoni perpara ne jete, por ish i dashuri/ish e dashura vazhdon t’ju shohe postimet dhe storyt ne Instagram?Dhe pse asnjehere nuk do e dime pergjigjen e vertete, ekspertët shpjegojne disa arsye se pse kjo ndodh.

Si fillim, shikimi i story-ve ne Instagram, zakonisht behet ne dy menyra – prej zakonit dhe me qellim. Pra, ata mund te jene ai lloj personi që shohin postimet e te gjitheve, duke i kaluar me radhe dhe rrjedhimisht dhe tuajen.

Nga ana tjetër, jane ata qe zgjedhin dhe perzgjedhin storyt e kujt te shohin. Nëse ishi juaj i përdor rrjetet sociale jo ne forme zakoni, por qellimi, atëherë kur ju sheh storyt do te thote qe ka qene nje zgjedhje e paramenduar. Eshte e rendesishme te kujtoni qe shume njerez pasi ndahen frikesohen nga pasiguria qe i ndjek. Per t’ju pergjigjur kesaj pasigurie, ishi juaj mund te jete duke ju pare postimet ne menyre qe t’i krijoje vetes ndjesi qe e di se çfare po ndodh dhe kjo i jep nje ndjesi momentale kontrolli dhe çlirimi.- tregojne ekspertet.