“Pse i bën dëm…”/ Pasi humbi ndjenjat në transmetim live, Fifi reflekton dhe i shkruan vetes një letër

Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” gjendja emocionale e Fifit u rëndua deri në atë pikë sa këngëtarja kërkoi largimin nga shtëpia.

Mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronte vetëm në dhomën e gjumit, ajo nisi të shkruante një letër drejtuar vetes. Këngëtarja duket se ka reflektuar me veten, sepse në tekstin që ka shkruar përfshihet edhe pyetja “A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?”.

Letra e plotë

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.

Dy prej miqëve të Fifit, Flor Mumajesi dhe Bruno, i “dhanë jetë” tekstit të këngës që ajo shkroi brenda shtëpisë. Ata treguan se e mbështesin artisten dhe theksuan se e kanë “kryqëzuar se ndihen të mençur”.