Pse e hoqi Bora Zemanin nga Instagram-i? Atdheu tregon arsyen një herë e mirë
Kohën e fundit, është përfolur shumë në mediat rozë për një lidhje të mundshme mes Bora Zemanit dhe Atdhe Xharavinës. Mirëpo, të gjithë u çuditën, kur ata i bënë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram.
Së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen 2”, programit që Bora drejton, ka qenë i ftuar në emsionin “D-night” në Rtv Ora ku dhe është pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë lart e poshtë.
Ai sqaroi se ka qenë ai që e ka hequr moderatoren nga ky rrjet social pasi siç thotë dhe ai ashtu e pa më të arsyeshme.
“E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për t’i mbyll këto njëherë e mirë. Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme”, tha Atdheu, që mohoi sërish se mes tyre ka diçka.
Madje ai tha se as shokë nuk janë, vetëm janë njohur në program dhe kaq. Pjesë e shkëputur nga intervista
Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?
Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.
Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?
Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?
Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.
Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.
Dajana: E kuptoj!
Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.
Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.
Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori. / News31