Protesta për Klodianin/ Policia përplaset me të rinjtë pa mjete mbrojtëse, plagoset një efektiv si dhe një gazetar

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasi është plagosur ndërsa është përplasur me turmën e të rinjve, që po tentojnë të futen në Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa kanë hasur në rezistencë nga policia të rinjtë kanë vijuar të hedhin sende të forta dhe hurma në drejtim të Ministrisë.

Po ashtu edhe një gazetar, i cili ka qenë pranë derës së Ministrisë, pikërisht aty ku ndodhen edhe protestuesit që duan të futen në institucion, ka mbetur i plagosur.

Ai është larguar nga vendngjarja nga efektivët e policisë.