Propozim martese si në filma, Afërdita Dreshaj zyrtarizon lidhjen me milionerin çek
Një natë mrekullie mund ta quajmë atë të mbrëmshen për modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj. Ajo zbuloi në Instagram se kishte marrë unazën më të bukur të martesës, që mund të ketë marrë ndonjë vajzë. Romanca e kësaj nate ka qenë e kompletuar. Një gur i madh diamant, një suitë hoteli e tejmbushur nga trëndafilat dhe një pamje e mrekullueshme në urën “Charle’s Bridge” në Pragë. Afërdita ka shpërndarë dy foto të momentit të propozimit nga i dashuri i saj milioner çek, Jakub Kindl. Një rrugicë e shtruar me tapet të kuq, në një tarracë me pamje të mrekullueshme ishte e gjitha skena e “ngjarjes” së madhe. Këtë hap të rëndësishëm Afërdita e hedh me partnerin e saj pas katër vitesh lidhje të konsoliduar.