Programi ONE Scholars – një mundësi fantastike për të ardhmen tënde

Nëse je një i ri i talentuar që dëshiron të studiosh jashtë shtetit dhe të zhvillosh aftësitë e tua, programi i bursave “One Scholars” është i duhuri për ty.

One Telecommunications mbështet gjithmonë të rinjtë ambiciozë, të cilët kërkojnë më të mirën nga vetja, ndaj ka krijuar programin e bursave të vlefshëm për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

Aplikimet për degët Administrim Biznesi, Sisteme Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Gazetari dhe Komunikim, Ekonomi dhe Matematikë në Bullgari; ose për Ekonomi dhe Statistikë, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Graphic Design dhe Multimedia, si dhe IT në Kosovë kanë filluar.

One po organizon takime informuese me maturantët në vende të ndryshme të Shqipërisë, ndaj nxito të aplikosh pasi programi të mundëson një eksperiencë të tillë sot, që nesër ti të sjellësh idetë e tua gjeniale dhe t’i implementosh në tregun ku do të operosh në të ardhmen.

Për të mësuar më shumë për programin kliko link-un “One Scholars” dhe apliko tani!