Pritjes së ndjekësve i vjen fundi, Renato Mekolli zbulon datën kur ‘Hell’s Kitchen’ rikthehet në ekran

Pritjes së ndjekësve duket se i ka ardhur fundi, pasi shefi i kuzhinës, Renato Mekolli ka zbuluar me videon e fundit datën kur ‘Hell’s Kitchen’ do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

“Hell’s Kitchen Albania 3. Në datë 2 tetor, e premte ora 21:00. Të gjithë shikojnë show-n më të madh të gatimit dhe për zotin shijojeni dhe mjaft u morët me sa pjata thyej, se do vazhdoj të thyej e kma marrë parasysh nga momenti i parë që solla këtë emision. Ju dua”, ka shkruar Renato krah videos ku shihet duke vendosur mikrofonin dhe duke u bërë gati për programin.

Me siguri ky sezon i ri do të sjellë mjaft surpriza, pasi edhe më parë, Renato ka treguar me anë të një fotoje gjendjen e agravuar në format. Ndërsa fansat kanë lënë komente të ndryshme ku ka treguar se po e presin me padurim nisjen e sezonit të ri për ‘Hell’s Kitchen’.

revistawho.com