Prit, çfarë?! Loredana dhe Karim Adeyemi janë bërë prindër?

Loredana me vetëm një postim në Instagram ka ndezur thashethemet se ka sjellë në jetë një bebush me futbollistin Karim Adeyemi. Në një album me foto, Loredana ka publikuar edhe një moment të partnerit, i cili ndodhet në avion dhe mban në prehër një bebush.

Përpos emoji-ve, Loredana nuk ka dhënë detaje, por njerëzit menjëherë kanë aluduar se ajo dhe Karim janë bërë prindër.

“Ata kanë një bebe së bashku?”; “Fëmija i kujt është?”; “Kur ishte Lori shtatzënë?”; “Jeni bërë prindër?” ishin disa nga komentet në postim. Gjithsesi, kishte edhe komente që shpreheshin që në këtë rast, futbollisti ishte thjesht në rolin e një personi që përkujdeset për bebushin në foto.

Nuk dihet nëse zërat për një fëmijë mes artistes dhe yllit të Dortmundit janë të vërteta, por Loredana ndërkohë është nëna e një vajze të quajtur Hana, nga marrëdhënia me reperin Mozzik.

Edhe më parë ajo ka ndezur zërat se ka edhe një fëmijë të dytë me Mozzik, pasi u shfaq me të bijën dhe me një bebush në një event të markës gjermane Joop. Njerëzit, asokohe kanë thënë se bebi i ngjante Mozzik.

Anabelmagazine