Prindërit e saj festojnë përvjetorin e veçantë, Jonida Maliqi ju dedikon disa fjalë zemre

Jonida Maliqi ka treguar se vazhdon të ruajë një lidhje shumë të ngushtë me dy prindërit e saj. E kemi parë shpesh të publikojë foto dhe video nga përditshmëria me ta, për të treguar se ata kanë qenë mbështetja më e madhe e saj për çdo gjë. Sot prindërit e këngëtares festojnë 42-vjetorin e martesës dhe Jonida u ka dedikuar disa fjalë emocionuese. Duke qenë se dashuria e tyre disavjeçare shërben si një shembull i mirë për të gjithë çiftet, Jonida nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me të gjithë me shumë krenari.

Jonida-Maliqi-2

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet përkrah prindërve dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Si sot 42 vjet më parë prindërit e mi kurorëzuan dashurinë e tyre të pashtershme në martesë. Ju dua shumë dhe faleminderit që na sollët në jetë e na rritët me aq shumë dashuri e përkushtim mua dhe Xhildën. Xhilda ti mungon në këtë foto, por je gjithmonë me ne, siç jemi ne me ty. Më mungon motër!”.

Motra e këngëtares jeton prej kohësh në Qipro, prandaj ajo nuk mund të jetë gjithmonë pranë familjes së saj. Kujtojmë se këtë muaj Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’ për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”. /revistawho.com