Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat, Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Divorci “i pafund” mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie (të cilët janë ndarë prej tetë vitesh tashmë) është ende larg përfundimit. Në fakt, ka ende dy çështje thelbësore në qendër të mosmarrëveshjes: fati i kështjellës së Château Miraval ne France dhe kujdestaria e fëmijëve. Kjo pika e fundit po u shkakton shumë vuajtje gjyshërve nga babai, William dhe Jane Pitt, të cilët nuk i kanë parë nipërit e mbesat për tetë vjet.

Beteja e ashpër ligjore mes Brad dhe Angelinas ka pasur pasoja edhe te prindërit e aktorit, të cilët nuk kanë pasur kontakte me nipërit e tyre për gati një dekadë. Aktori është ndarë nga vajza e tij Shiloh (e cila gjithashtu refuzoi të merrte mbiemrin e saj) dhe binjakët Knox dhe Vivienne, si dhe tre fëmijët e tij të birësuar Maddox, Pax (i cili përfundoi në spital verën e kaluar) dhe Zahara. Vendimi erdhi pas debatit të ashpër që ndodhi në vitin 2016 në avionin e tyre privat, episod që e shtyu Angelinën të kërkonte divorcin.

Prindërit e Brad Pitt kanë frikë se nuk do të mund t’i shohin më nipërit. Gjyshërit ishin një prani e vazhdueshme në jetën e fëmijëve përpara se martesa e Brad të shpërbëhej dhe ata kalonin kohë cilësore me ta. “Para ndarjes, ata ishin pjesë e jetës së fëmijëve dhe kalonin shumë kohë së bashku. Është vërtet e trishtueshme të shohësh që nuk është më kështu,” tha burimi pranë ciftit. “Është një gjë që fëmijët të mos e shohin babanë e tyre, por është vërtet e trishtueshme që Jane (84) dhe Bill (83) nuk kanë asnjë kontakt me nipërit e tyre të çmuar. Ata janë në të 80-at dhe të mendojnë se nuk do të mund të shpenzojnë më kurrë kohë me fëmijët, është thjesht e trishtë”!

living.al