“Princi im”, Olta Gixhari publikon foton e parë me të birin në krahë, por…
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 gusht të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.
Më parë ajo ka shpjeguar edhe kuptimin e veçantë që ka emri i të birit. Ai vjen nga hebraikja dhe do të thotë i përjetshëm, ndërsa në arabisht, do të thotë hënë.
Lajmin e ëmbël që është bërë nënë, ajo e ndau vetë me të gjithë ndjekësit nëpërmjet një fotoje, ku dukeshin disa trëndafila të bardhë, duke nënkuptuar se pritjes i kishte ardhur fundi.
Vetëm pak ditë pas lindjes, aktorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fotot që postoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej në rrugë bashkë me vogëlushin, i cili ishte në karrocë.
Olta u shfaq super në formë brenda një periudhë shumë të shkurtër dhe menjëherë nënat e reja filluan ta pyesnin se cili është sekreti për një trup kaq në formë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me Amar në krahë, ndërkohë që është kujdesur që portreti i të birit të mos zbulohet ende.
/Panoramaplus.al