Princi Harry flet për largimin e tij dhe të Meghan nga mbretëria: “Kisha frikë se përsëritej historia”

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle “tronditën” Britaninë e Madhe gati një vit më parë kur njoftuan se do të hiqnin dorë nga familja mbretërore për të jetuar mes Amerikës dhe Kanadasë, larg monarkisë. Vendim ky që u rikonfirmua tashmë zyrtarisht edhe nga Mbretëresha pak ditë më parë.

Në një nga intervistat e tij të fundit me James Corden, Duka i Susessx-it foli ndër të tjera për largimin e tij nga familja, teksa tha se ndërhyrja ekstreme e mediave në jetën e familjes së tij ishte shkaku kryesor që ata hoqën dorë nga titujt mbretërorë dhe tashmë po bëjnë një jetë më private. Megjithatë duhet thënë se vëmendja ende nuk i mungon.

Ndërkohë, në një edicicion special të CBS ku Meghan dhe Harry janë përballë Oprah Winfrey, ata rrëfejnë të gjithë historinë e largimit të bujshëm, ndërsa në video-t e publikuara paraprakisht Princi dëgjohet të thotë se ai ishte shqetësuar se mos historia përsëritej, duke iu referuar nënës së tij, të ndjerës Princeshës Diana.

Kjo intervistë është planifikuar të transmetohet në 7 mars dhe në fakt është e para që ata kanë dhënë që kur u vendosën në Kaliforni, ku po rrisin djalin e tyre Archie-n dhe presin të vijë në jetë një tjetër fëmijë.

Kujtojmë se Princeshë Diana ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris teksa ndiqej nga paparacët shumë vite më parë dhe për Harry-n, nëse ai dhe Meghan do të vazhdonin të qëndronin në Mbretëri, kishte gjasa që historia të përsëritej. Kjo pasi problemet e tyre me mediat kanë qenë të shumta, madje kanë fituar edhe gjyqe ndaj tyre.

“Unë thjesht jam i lehtësuar dhe i lumtur që po flas për të, me ty, me gruan time në krah. Nuk mund ta imagjinoj si mund të ketë qenë mamanë time, të kalonte këtë proces vetëm gjithë vite më parë. Ka qenë tepër e vështirë edhe për ne të dy, por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin,” thotë Duka i Sussex ndër të tjera.

/News31