Princeshë falë testit të ADN-së, zbulohet vajza ilegjitime e Mbretit pas dy dekadash

Belgjika ka tani një tjetër princeshë, edhe pse nuk bëhet fjalë për një martesë apo për një lindje. Princesha e re në fakt është 52-vjeç, skulptore me profesion dhe deri dje mbante emrin Delphine Boël. Nisur nga sot, me urdhër të gjykatës belge, ajo do të shtojë edhe mbiemrin e familjes mbretërore Coburg-Gotha, si pjesëtare legjitime e saj, si motër e mbretit aktual, Philippe.

Princesha Delphine ka fituar një betejë gjyqësore me ish-mbretin Albert II, që nuk e njihte atë si të vajzën e tij nga një lidhje jashtëmartesore në vitin 1968, ndërkohë që ishte i martuar me Paola Ruffo di Calabria. 86-vjeçari, i cili dha dorëheqjen nga froni për t’i lënë vendin djalit të tij, e ka mohuar me vite atësinë e së bijës ilegjitime. Pas pothuajse dy dekadash zhurme mediatike, gjykata e detyroi në vitin 2018 të bënte testin e ADN-së dhe shkelja e vendimit do t’i kushtonte 5 mijë euro në ditë.

Përgjigja e marrë tani i dha të drejtë Delphine Boël, e cila jo vetëm ka fituar titullin si Princeshë e Begjikës, por edhe fëmijët e saj mund të mbajnë titullin “Princ të belgëve”.

/News31