Princesha në pritje të ëmbël, familjes mbretërore do t’i shtohet një anëtar i ri
Vajza e princit Andrew dhe dukeshës së York, Princesha Eugenie dhe partneri insaj, Jack Brooksbank, do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti, që u martua në tetor 2018 në një ceremoni shumë të komentuar në atë kohë, presin që fëmija i tyre të vijë në jetë në fillim të vitit 2021.
Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham-it mëngjesin e sotëm. Në njoftimin zyrtar thuhej se Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë shumë lumtur për faktin se familjes mbretërore do t’i shtohet një tjetër anëtar.
Ndërkohë ky do të jetë nipi i parë për Princin Andrew dhe dukeshën e York-ut. Vajza e tyre e madhe, Princesha Beatrice, i dha fund beqarisë me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni sekrete në Windsor Castle pak muaj më parë.
Princesha Eugenie, 30 vjeç, lajmin e pritjes së ëmbël e konfirmoi me anë të një postimi në Instagram, me një foto të ëmbël të dy papuçeve për beba, ku bashkangjitur shkruhej: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021.”