Prezantuesi i njohur italian e zbulon vetë: Jam infektuar me COVID-19

“Dëshiroja që t’jua thosha vetë. Jam infektuar me Covid-19, ndodhem i izoluar në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekëve. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Këto kanë qenë fjalët e prezantuesit të njohur italian Gerry Scotti, i cili me një njoftim në Instagram njoftoi se është infektuar me koronavirus.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ndjekësve të cilët i kanë uruar shërim sa më të shpejtë prezantuesit. Fatmirësisht gjendja e 64-vjecarin është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë të shtohej në spital.