“Premiera” e Inva Mulës si prezantuese, stilisti që i besoi veshjen
Sopranoja me famë botëre Inva Mula u shfaq mbrëmë në ekran si moderatore e talent show-t “Virtuozët”, skenë që u jep mundësinë talenteve të rinj klasikë të provojnë dhe të arrijnë suksesin e tyre. Para një jurie që përbëhet nga artistet e njohur Genc Tukiçi, soprano Miriam Tola dhe balerina e njohur Anbeta Toromani, Inva Mula u shfaq në këtë premierë si prezantuese me një kombinim bardh e zi. Në veshjen e saj biente në sy kjo këmishë e bardhë klasike, me një aksesor shumë të bukur tek pjesa midis kopsave. Po kush është stilisti, të cilit Inva i ka besuar veshjen për këtë aventurë televizive? Ai është Joni Peçi, të cilin e ajo e ka falenderuar vetë më anë të një statusi në facebook. Nuk është hera e parë që Inva bashkëpunon me Jonin, pasi prej vitesh pas projekteve të saj të rëndësishme ndërkombëtare fshihet fantasia e tij krijuese.