Postime në rrjet rrallë e për mall, Flor Mumajesi ka një dedikim për… vëllanë e tij (FOTO)
Përveç muzikës, Flori Mumajesin dhe Klajdi Harunin e bashkon edhe miqësia e vjetër. Ata nuk kanë lënë rast pa e treguar, madje kanë realizuar së bashku shumë bashkëpunime.
Më i fundit ishte ai në festivalin “Kënga Magjike” me titull “E para”. Madje Flori e ka konsideruar si këngën e Klajdit dhe një dedikim për të.
Këtë herë ka qenë Mumajesi, që ka treguar përmes një foto të publikuar në Instastory se Haruni po bën një projekt të ri.
Ndërkohë, ai ka shkruar në foton e publikuar: “Klajdi Haruni, duke parë vëllain, veten… ”