Poezia ku Rita Petro i kërkon vëllait të bëjnë inçest, shpërthen gazetari i njohur

Rita-Petro-2

Një poezi mbi incestin mes motrës dhe vëllait e shkruar nga poetja Rita Petro, ka ndezur polemika të mëdha në rrjetet sociale. Për faktin se poezia me titull “Mallkimi i parë” është konsideruar një “virus” që po shpërndahet me shpejtësi, kanë filluar dhe reagimet nga njerëzit publikë. Njëri prej tyre ka qenë edhe gazetari dhe spikeri i njohur Denis Dyrnjaja, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale ka shkruar se neverit çdo predikim incesti dhe se deformime të tilla personale të poetes duhen përbuzur:

Më poshtë statusi i plotë i gazetarit Denis Dyrnjaja:

Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros me titullin “MALLKIMI I PARË”, që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti. Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale. Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.

Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më happen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!

Rita Petro