Po trajtohej në Turqi, babai i Viola Spiros ndahet nga jeta për shkak të Covid-19

Ish-moderatorja e sportit Viola Spiro ka humbur babain e saj për shkak të Covid-19.

Mësohet se i ati i Violës ka qenë duke marrë trajtimin mjekësor në Turqi, pasi u infektua me koronavirus dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar për shkak se vuante edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas “Newsbomb” Rodolf Spiro ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Turqi, në moshën 63-vjeçare, ndërkohë që Viola nuk ka bërë ende asnjë deklaratë në rrjetet e saj sociale.

Ngushëllime!

/News31