“Po punoj tri herë në ditë për një fëmijë”, Turjan Hyska çudit me deklaratën
Ka qenë një mëngjes zbavitës I djeshmi në KafeIN. Në studio me Flavio Qarrin ishte Turjan Hysko. Duke ndryshuar formatin e zakonshëm tashmë të intervistave të shkurtra, Turjani qëndroi për 60 minuta në studio me Flavion, duke i dhënë mundësi për të prekur një sërë tematikash dhe aspektesh personale e profesionale. Turi konfirmoi se programi që ai do të drejtojë nis më 14 tetor. Sa i takon “Duplex” producenti tha që, do të dojë dhe pak kohë që të “shpërthejë”, por tashmë Klan ka varietenë që i mungonte. Sa i takon familjes së tij, jo programit të ri, Hysko deklaroi se, po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar, shkruan Alpenews. Ai tregoi po ashtu disa episode nga martesa dhe familja e tij e re.