Po merret vetë me Përputhen dhe BBV, Lori Hoxha merr çmimin e rëndësishëm
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka zhvilluar sot pasdite mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për sipërmarrësit që kontribuojnë për ekonominë e kryeqytetit dhe të Shqipërisë.
Mes sipërmarrësve që u nderuan me çmime ishte edhe Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel, për kontributin në botën mediatike shqiptare të televizionit Top Channel.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, vlerësoi themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxha, duke theksuar se me iniciativën e tij në media i bëri shqiptarët kudo në botë krenarë. Jaka tha se çmimi i jepet trashëgimtares së Dritan Hoxhës, Lorit, duke theksuar se po vazhdon në gjurmët e të atit duke krenuar dhe gëzuar shqiptarët me punën e saj.
Mes emocioneve nga ky vlerësim, Lori Hoxha teksa mori çmimin “Në gjurmët e babait”, falenderoi të gjithë atë që besuan në ëndrrën dhe vizionin e Dritan Hoxhës. Trashëgimtarja e Top Channel shprehu bindjen për të vazhduar ëndrrën e të atit, duke e përshtatur me kohën ku jetojmë.
“Jam shumë e papërgatitur për këtë nder që m’u dha sonte dhe ne të televizionit nuk na pëlqejnë shumë të papriturat, dhe kur dalim jashtë skalete, mundohemi ta mbyllim shpejt se nuk duam të bëjmë gabime, duam të evitojmë çdo lloj pakënaqësie të publikut. Por nuk rri dot pa falenderuar zotin Nikolin.
Ta dija që do të flisja publikisht, do të kisha çuar thjesht një mesazh. Megjithatë, për mua është nder shumë i madh që jam mes figurave më të rëndësishme të biznesit shqiptar”.