“Po lini nam, çlironi Shqipërinë”, Renato Mekolli shpërthen pasi Rama njoftoi të dielat pa makina: Vetëm shtet që nuk kemi

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ndalohet qarkullimi me makina të dielave, duke filluar nga tetori i këtij viti deri në mars të vitit 2021. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët dhe shumë personazhe të njohur, që kanë edhe biznese e preken direkt nga ky vendim.

Pas dietologes Blerina Bombaj, edhe Renato Mekolli ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Instagram, Mekolli ka publikuar pamjet nga Greqia të dielën e 24 majit, ku edhe plazhet edhe çdo gjë eshte hapur.

“Po lini nam,çlironi Shqipërinë dhe i lini bizneset të marrin frymë!”, shkruan ai nder te tjera.

POSTIMI I PLOTE

Greqi-Athinë 24/5/2020
Çdo gjë hapur,sepse ka Shtet

Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë
Këtu është për tu zhdukur sa më parë,se vetëm Shtet që nuk kemi,lokalet mbyllur,turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë fundjavat nga Tetori.Ej,,,seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën. Po lini nam,çlironi Shqipërinë dhe i lini biznezet të marrin frymë!