Po kërkohej prej ditës së djeshme, gjendet trupi pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman
Trupi i 14-vjeçarit që u zhduk ditën e djeshme në Lumin Seman është gjetur ditën e sotme një kilometër larg vendit ku peshkonte.
Polumbarët pas shumë kërkimesh kanë arritur të gjejnë të pajetë të miturin, i cili ishte i zhdukur prej dy ditësh.
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel