“Po humbja kontrollin mbi veten”- Bella Hadid tregon pse hoqi dorë nga alkooli: Më pëlqente të pija, por… Vendimin e mora 6 muaj më parë

Supermodelja ka treguar se hoqi dorë nga alkooli pasi nuk mund të kontrollonte më veten e saj.

Në një intervistë me InStyle, 25 vjeçarja u shpreh mori vendimin për të mos pirë më alkool 6 muaj më parë.

“Më pëlqente alkooli dhe arrita në pikën ku nuk mund të kontrolloja më veten”, tha ylli i pasarelave. “Tani nuk ndjej më nevojën që të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me makth të tmerrshëm duke menduar për diçka që kam thënë apo bërë vite më parë.”

Në fillim të këtij muaji, Hadid iu drejtua gjithashtu betejave të saj “torturuese” të shëndetit mendor në një intervistë me WSJ. Magazine.

“Kishte momente vërtet kur isha në gjendje depresive. Dhe kur nëna ose doktori më pyesnin se si isha, në vend që tu përgjigjesha me mesazhe u dërgoja një foto duke qarë. Ishte më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje t’u shpjegoja se si ndihesha. Kisha dhimbje torturuese mendore e fizike, dhe nuk e dija pse. Kjo ka ndodhur përgjatë tre viteve të fundit. Kur i postova e bëra për të siguruar këdo që ndihej si unë, të kuptonte se ishte në rregull të ndihej ashtu”, u shpreh Bella Hadid, referuar disa fotove në rrjetet sociale ku shfaqej duke qarë.

/Panoramaplus.al