“Po çojmë në shtëpi një tjetër fitore”- Olti Curri zgjidhet “Blogeri i Vitit” nga sondazhi i revista “Story”

Siç tashmë është traditë prej disa vitesh, ditët e fundvitit sjellin edhe organizimin e poll-eve nga mediat të ndryshme të ndjekura, të cilat zgjedhin personazhet më të spikatur të harkut kohor prej 12 muajsh, nga të gjitha fushat.

Një prej poll-eve ku ka pasur më shumë pjesëmarrës këtë vit ishte ai i “Revista Story” dhe një ndër fituesit është Olti Curri, i cili është zgjedhur si “Blogeri i vitit”, një çmim i rëndësishëm ky duke marrë parasysh ndikimin e rrjeteve dhe platforma sociale sot në publik. Lajmi i triumfit, përveçse është publikuar në faqen e medias, është postuar po ashtu edhe nga vetë Olti, i cili shprehet se tani po çon në shtëpi një tjetër fitore. Kujtojmë se në dhjetor kënga e shkruar nga ai për Anxhela Peristerin u shpall fituese e FEST 59′, duke e bërë blogerin fitues të tripletës.

Olti thotë se blogu i tij është i suksesshëm pasi është i vetë atyre që e ndjekin, ku jo vetëm kalojnë kohën, por ndajnë emocione dhe gjithçka tjetër bashkë.

Shumë urime Olti dhe me fitore të tjera në 2021, pse jo në Rotterdam!

/News31