“Po afrohet ‘uragani Covid’, do shohim diçka si kurrë më parë”, paralajmërimi i frikshëm i epidemiologut

Epidemiologu amerikan Michael Osterholm e kishte paralajmëruar pandeminë e koronavirusit që në librin e tij “Kërcënimi më vdekjeprurës” që u botua në vitin 2017.

Por epidemiologu nuk është ndalur me kaq. Ai është shprehur se bota rrezikon të pushtohet nga “uragani Covid” si pasojë e përhapjes së shpejtë të infeksionit nga variantet e reja të koronavirusit.

“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen. Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për NBC.