Plas sherri mes reperave, Agon Amiga kapet keq me Ledri Vulën

Pas largimit të reperit Ledri Vula nga grupi “Babastars”, marrëdhënia mes djemve nuk ka qenë aspak e mirë. Disa ditë më parë, shoku i Ledrit, reperi Lumi B, e sulmoi publikisht Agon Amigën duke thënë se prezenca e tij tek “Babastars” thuajse nuk ndjehet fare. Mes djemve shpërthyen ofendime të shumta, dhe Agon Amiga nuk e ka lënë me kaq. Pas Lumit, ai është kapur me Ledrin, të cilin e ka ofenduar rëndë në këngën e tij më të re “Qy qysh”, shkruan Alpenews. “Unë s’po shoh Vulë, unë po shoh kurvë, unë po shoh gay”, shprehet ai për reperin mes vargjeve të videos në fjalë.