Plas lufta mes reperave të “Babastars”, Getoar Selimi akuzohet për…
Grupi më i suksesshëm i reperave nga Kosova, “BabaStars” janë duke u përballur me një krizë brenda tyre. Ndërkohë që grupi njihet si shumë i suksesshëm, jo të gjithë janë të kënaqur me punën që lideri, Getoar Selimi bën brenda këtij grupi. Sipas “Lajmi.net” ishte Albert Krasniqi, ai i cili i nxori të palarat brenda “BabaStars”. Sipas tij Geti dhe një prej menaxherëve, Dekori po bëjnë padrejtësi brenda grupit. Krasniqi akuzon Ghetto Geasy-n se po i lë hapësirë për data koncertesh vetëm Majkut, duke lënë jashtë loje Cozman dhe Skivin, për të mos folur për Onat, i cili është harruar fare. Alberti njihet si menaxheri i reperëve, Cozman dhe Skivi por nëpërmjet publikimit të mesazhit që ia ka shkruar Getit në Viber, lë të kuptohet se mundësia e largimit të tij nga “BabaStars” është shumë e mundur.”Arsyeja që jom jashtë BS Monopol”, shkruante Alberti sipër fotos, të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale.